Nëse dikush mendon se ideja e procesit të normalizimit të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës është se Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe kjo është e tëra, atëherë – faleminderit, lamtumirë.
Kësisoj presidenti serb Aleksandar Vuçiq i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve në Davos të Zvicrës nëse ekziston një mundësi për të organizuar një konferencë ndërkombëtare në të cilën çështja e Kosovës do të zgjidhej në vend të siç kanë thënë “turpit” në Bruksel i cili po zgjat me vite, transmeton Klan Kosova.
Gjatë ditës në Davos, për dialogun e Brukselit me kreun e shtetit serb ka biseduar edhe presidenti Hashim Thaçi.
Ky i fundit ka thënë se me homologun e tij serb, është diskutuar për çështjet aktuale ndërmjet dy vendeve, e që kanë të bëjnë kryesisht me ato që ndërlidhen me dialogun.