Tre zyrtarë policorë janë suspenduar nga puna për 48 orë dhe ka filluar një proçedim disiplinor ndaj tyre, për arsyen se kanë lejuar të futet vetura e Adem Grabovcit deri në hyrje të Prokurorisë Speciale të Kosovës pa kryer proçedurat e kontrollit shkruan Gazeta Express.
Lajmi është konfirmuar për Gazetën Express edhe nga Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i cili ka shprehur “Policia e Kosovës pas konstatimit lidhur me veprimet e zyrtarëve policorë të caktuar në detyrë, ka ndermarr të gjitha veprimet e nevojshme procedurale ndaj atyre zyrtarëve policorë të cilët dyshohen se kanë neglizhuar punën e tyre me rastin e realizimit të detyrave dhe përgjegjësive me rastin e qasjes dhe qendrimit në objekte.”
Hoxha më tej ka bërë të ditur se “Ndaj zyrtarëve që dyshohet se kanë neglizhuar punën e tyre është ndermarr masa e suspendimit prej 48 orë me pagesë dhe është inicuar procedura e brendeshme disiplinore, përderisa të gjitha veprimet tjera do të ndermeren sipas proceduarave të parapara ligjore në fuqi.”
Mësohet se ky vendim është marrë ndaj tre punonjsëve të policisë duke u bazuar në rregulloren, për ruajtjen, sigurimin dhe qasjen në objektet shtetërore, si dhe Procedurave Standard të Operimit (PSO) të Drejtorisë për Sigurimin e Objekteve dhe Personaliteteve me Rëndësi të Veçant, është e rregulluar edhe qështja e qasjes apo hyrjes në këto objekte/hapësira