Arsim & Kulturë

Nuk e hap telefonin, Bob Dylan po e injoron Nobelin?

Javën e kaluar u shpall se Bob Dylan ka fituar Çmimin Nobel për Letërsi, u provokua një valë diskutimesh online.

A duhej ta fitonte një muzikant çmimin më të rëndësishëm për letërsi?

Por pyetja më e madhe e kësaj jave duket se është: A i bëhet vonë Bob Dylan-it për këtë çmim?

Dylan dha dy koncerte, të enjten – kur u shpall çmimi – dhe të premten. Por nuk bëri asnjë koment.

Raportohet se ai nuk i është përgjigjur telefonatave dhe e-maileve nga Komisioni i Çmimit Nobel.

Këta të fundit thonë se nuk do ta kontaktojnë më, por shpresojnë se ai do të vijë për të marrë çmimin.

“Edhe nëse nuk vjen, nderimi i shkon atij. Do bëhet një festë e madhe dhe ne mendojmë se do vijë”, tha sekretarja e komisionit.

Çmimi Nobel ka një vlerë monetare prej 900 mijë dollarësh.