Rajon & Botë

Nuk do e besoni se çfarë kanë të përbashkët liderët e Gjermanisë, Italisë, Francës, Britanisë e Suedisë

Me zgjedhjen e Emmanuel Macron si presidenti ri i Francës të dielën e kaluar, arriti në katër numri i liderëve të vendeve kryesore që nuk kanë fëmijë, raporton “The Week”.

As liderja gjermane, Angela Merkel, ajo e Britanisë, Theresa May, lideri italian, Paolo Gentolini, apo presidenti i sapo zgjedhur francez, nuk kanë fëmijë.

Lista e fuqive evropiane qe qeverisen nga liderë pa fëmijë vazhdon edhe me Suedinë e Stefan Löfven dhe Holandën, lideri i së cilës Mark Rutte, nuk është bërë ende baba.

Kjo ka bërë që shumë nga përdoruesit e rrjeteve sociale, gazetarët dhe politikanët, të aludojnë se Emmanuel Macron, Merkel dhe May nuk janë të interesuar për të ardhmen e kombeve të tyre sepse ata nuk kanë fëmijë./arbresh.info/