Vitet kalojnë por Diellza Kolgeci, ikona e bukurisë mbetet e njejtë, shkruan Gazeta Blic.Për Diellzën sot është një ditë e veçantë e cila feston ditëlindjen dhe mbush plot 39 vite. Pavarësisht këtyre viteve, ‘Miss Kosova’, duket më e re me linjat trupore perfekte që ka.Duhet theksuar se ajo u zgjodh “Miss Kosova” 1996, epitet të cilin e zotëron edhe sot. E njohur edhe si modele dhe si aktore, Diellza vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pse kanë kaluar më shumë se 20 vite që kur u zgjedh femra më e bukur në Kosovë.
Ajo ka një karrierë tejet të suksesshme profesionale, ku së fundmi për herën e tretë ka organizuar ‘Ballon Shqiptare’, së bashku me shoqen e saj, Afërdita Paqarada./GazetaBlic.