Kuriozitete

Norvegjia më e lumtura në botë, Kosova e 78-ta

Norvegjia është cilësuar si vendi më i lumtur në mesin e vendeve të Bashkimit Evropian, sipas raportit Botëror për matjen e Lumturisë të publikuar të hënën.
Kombi skandinav, i cili vitin e kaluar ishte renditur si vendi i katërt më i lumtur në botë, këtë vit është renditur në vendin e parë në bazë të disa llogaritjeve për matjen e lumturisë shoqërore.
Llogaritjet bëhen në fushat si: kujdesi, liria për të marrë vendime të jetës, bujaria, qeverisja e mirë, ndershmëria, çështjet shëndetësore dhe të ardhurat, transmeton KosovaPress. Danimarka, këtë vit u rendit e dyta, e ndjekur nga Islanda dhe Zvicra. Kosova, sipas raportit vjetor të Lumturisë është renditur në vendin e 78-të në botë, ndërsa Shqipëria në vendin 109 në mesin e 155 vendeve të botës. Ja cilat janë 20 vendet më të lumtura në botë për këtë vit: 1. Norvegjia 2. Danimarka 3. Islanda 4. 4.Zvicra 5. 5.Finalnda 6. Holanda 7. Kanadaja 8. Zelanda e Re 9. Australia 10. Suedia 11. Izraeli 12. Kosta Rika 13. Austria 14. SHB 15. Irlanda 16. Gjermania 17. Belgjika 18. Luksemburgu 19. Mbretëria e Bashkuar 20. Kili