ShowBiz

Nora Istrefi përvëluese në të kuqe, e veshur provokuese paralajmëron publikimin e këngës së re

Ajo është gruaja me linjat më të perfeksionuara trupore në shqiptari e njëherë edhe nëna më joshëse që keni mundur ta shihni ndonjëherë, shkruan GazetaBlic.

E tash, këngëtarja shqiptare nga Kosova – Nora Istrefi ka treguar se gëzon një bukuri të pakontestueshme dhe se çfarëdo shfaqje që bënë di të marrë vëmendjen e merituar.

Istrefi sot në “Instagram” ka publikuar një imazh ku u pa e veshur shkurt me një minifund me ngjyrë të kuqe i cili i nxjerrë në pah këmbët e holla përderisa në pjesën e sipërme kishte të veshur një bluzë me krah të gjatë e me material të hollë.

Nëna e një vajze, ka paralajmëruar se sonte në orë 18:00 do të publikoj këngën e saj të re e cila pritet të titullohet “As një gotë”.

Ajo, njësoj sikurse edhe motra e saj – Era Istrefi, ka bashkëpunuar me DJ e njohur Mixey, i cili shquhet për krijimin e hiteve të shumta dhe bashkëpunimin me yjet më të mëdha të estradës shqiptare.

Kjo këngë nga Nora, vjen plot 10 muaj pas publikimi të këngës “Gabime”, që është bashkëpunim i këngëtares me reperin, Asdren Gjikolli (Gjiko).

“Gabime” deri më tash ka marrë mbi 23 milion shikime dhe njëherësh është një prej top 10 këngëve më të dëgjuara të vitit 2017-të.

Theksojmë se vetëm një javë më parë në YouTube është publikuar traileri i këngës me një gjatësi 20 sekondëshe ku Nora shihet e veshur me shumë stil, edhe pse u akuzua me fakte se kjo e fundit në dukje e ka kopjuar yllin e muzikës botërore, Jennifer Lopez. / © GazetaBlic /