Nora ka nisur xhirimet për klipin e ri.
Meqenëse jemi në sezonën e nxehtë, artistët kujdesen që të sjellin shumë projekte muzikore, shkruan lajmi.net.
Një prej artistëve që ka paralajmëruar këngë të re është edhe Nora Istrefi, e cila ka nisur xhirimet e videoklipit.
Këngëtarja, me anë të disa postimeve në Instagram, solli pjesë të shkëputura nga prapaskenat e xhirimeve.
Ajo shihet e veshur me bikini dhe xhaketë të bardhë, ndërsa si zakonisht duket në formë shumë të mirë.
Nora nuk ka preferuar të zbulojë nëse bëhet fjalë për xhirimet e klipit të këngës në bashkëpunim me Melinda Ademin.