Rajon & Botë

I nominuari i Trumpit për Sekretar të Mbrojtjes: SHBA duhet patjetër të përballet me Rusinë

I nominuari i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, për Sekretar të Mbrojtjes të SHBA-së, James Mattis, pritet që ta thotë sot publikisht se Shtetet e Bashkuara duhet patjetër të përballen me sjellën e Rusisë kur ajo është kundër interesave të Shteteve të Bashkuara.

Mattis, në një përgjigje të shkruar për Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Senatit i cili do ta konsiderojë nominimin e tij, megjithatë ka shtuar se ai e përkrah dëshirën e Trumpit për t’u angazhuar me Rusinë, raporton Reuters, përcjell Express.