Publikohet lista e të nominuarve në Los40 Music Awards, e ndër ta bëjnë pjesë edhe artiste shqiptarë.
Los40 njihet edhe si eventi më i rëndësishëm në industrinë e muzikës në Spanjë, ndërsa në rrjetin e tyre zyrtar tashmë kanë publikuar të gjitha nominimet për Los40 Music Awards 2020, shkruan lajmi.net.
Këto çmime ndahen në 3 kategori, Spanjolle, Ndërkombëtare dhe Latine.
Dua Lipa vitin e kaluar fitoi tre çmime ndërsa këtë vit u nominua në katër kategori si “Artistja e vitit”, “Albumi i vitit”, “Kënga e vitit” dhe “Video klipi i vitit”.
Ava Max u nominua për “Video klipin e vitit” me këngën “Kings and queens”.
Ndërsa Dj Regard edhe përmes një publikimi në Instagram bëri të ditur se u nominua si “Artisti ose producenti më i mirë i zhanrit kërcim”.
Vitin e kaluar këngëtaret Rita Ora dhe Ava Max ishin ato të cilat fituan çmime në Los40 Music Awards 2019.