ShowBiz

Noizy udhëton për pushime në destinacionin përrallor

Pas shumë angazhimeve me koncerte, Noizy duket se vendosi të pushojë për pak ditë.

Reperi ka udhëtuar në Tajlandë, saktësisht në ishujt “Phi Phi”, për të pushuar disa ditë.

Ai gjatë kësaj periudhe ka qenë shumë aktiv me koncerte brenda dhe jashtë vendi, ndërsa tani ia dha vetes pushimin e merituar.

Ashtu sikurse vitin e kaluar, edhe këtë vit pritet që reperi të sjellë disa projekte muzikore.

the authorGazetaKNN