Çmimi Nobel në Ekonomi iu dha sot dy teoricienëve të kontratës, amerikano-britanikut Oliver Hart dhe finlandezit Bengt Holmström, hulumtimet e të dyve zënë një fushë të gjerë zbatimi, që nga falimentimi tek e drejta kushtetuese.
Këta dy studiues kanë zhvilluar teorinë e kontratës, një kornizë gjithëpërfshirëse për analizimin e aspekteve të ndryshme të kontratës si pagesat e drejtuesve të kompanive në bazë të performancës së tyre, përcaktimi i ekskluzivitetit apo bashkëpaguesit në sigurime shoqërore, por gjithashtu edhe në privatizimin e sektorit publik.