Kryebashkiaku i Nju Jork-ut, Bill de Blasio nga autoritetet federale të SHBA-ve ka kërkuar buxhet shtesë prej 35 milionë dollarë për shpenzimet e sigurimit të presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Trump.
Kryetari Blasio të hënën theksoi se buxheti shtesë nevojitet për sigurimin e Trump deri më 20 janar 2017, kur ai duhet të shkojë në Shtëpinë e Bardhë, raporton Anadolu Agency (AA).
Fakti që Trump takimet pas zgjedhjeve i mbanë në ‘Trump Tower’ në Manhattan, kjo është arsyeja për rritjen e kostos së shërbimit sekret dhe departamentit të policisë së New York-ut (NYPD).
Avenya e pestë ku ndodhen dyqanet luksoze, shpesh mbyllen për trafikun e cila shkakton rënien e shitjes, dhe me këtë edhe pakënaqësinë e tregtarëve dhe pronarëve teë bizneseve.
Nga ana tjetër, ka edhe nga ata që kanë gjetur një mënyrë për të përfituar nga kjo situatë. Pra, agjentët e pasurive të patundshme në reklama theksojnë se klientët përfitojnë nga “shërbimet e shërbimit sekret”.
Më parë gruaja e Trump, Melania Trump theksoi se nuk do të zhvendoset në Shtëpinë e Bardhë nga New Yorku për shkak të shkollimit të djalit të saj 10-vjeçar Barron. Prandaj do të rriten kostot e sigurimit të familjes më me ndikim në Amerikë.