Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur kohën se kur fillon testimi për të gjithë kandidatët që kanë konkurruar që të angazhohen në Ushtrinë e Kosovës.
Ministria i njofton të gjithë kandidatët që konkurruar për rekrutë /OR1 të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në konkursin e shpallur më: 11.02.2019, e të cilët i përmbushin kriteret e përgjithshme të konkurrimit, se procesi i testimit do të fillojë nga data 04 mars 2019.
Testimi i kandidatëve do të bëhet sipas orarit të testimit, i cili do të publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, nga data 01 mars 2019.
Ministria e Mbrojtjes ju uron suksese të gjithë kandidatëve që do të marrin pjesë në procesin e testimit dhe rekrutimit.