Aktuale

Njoftim i rëndësishëm për qytetarët që kanë parkuar veturat afër stadiumit ‘Fadil Vokrri’

Ndeshja që do të zhvillohet mes Kosovës dhe Bullgarisë ka bërë që të merren masa të rrepta për veturat që janë të parkuara në afërsi të stadiumit.
Federata e Futbollit të Kosovës është përkujdesur që të njoftojë qytetarët që të largojnë veturat nga kjo zonë, për të shmangur konfiskimin e veturës.

Ata kanë kërkuar mirëkuptim nga qytetarët, dhe presin për bashkëpunim të ndërsjellë, për të pasur organizim sa më të mirë.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell njoftimin e plotë të FFK:

Federata e Futbollit e Kosovës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, Kosovë – Bullgari, që zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në orën 20:45, fton të gjithë qytetarët që i kanë të parkuara veturat përreth stadiumit në vende të pacaktuara për parking, që t’i largojnë ato më së largu deri të hënën në mëngjes në orën 07:00.

Çdo veturë e mbetur pas kësaj periudhe do të konfiskohet nga kompanitë përgjegjëse për largimin e veturave.

FFK-ja kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe beson në bashkëpunim të ndërsjellë, pasi e gjithë kjo bëhet me qëllim të organizimit sa më të mirë dhe sigurisë në stadium.

Me respekt,

Federata e Futbollit e Kosovës /Lajmi.net/