ShowBiz

Njihuni me sozinë e Nora Istrefit

E ftuar sot në “Pasdite në Top Channel” ka qenë Nikol, modelja e njohur për shkak të ngjashmërisë së madhe me Nora Istrefin me të cilën njerëzit e ngatërrojnë shpesh.

“Jo vetëm që ma vënë në dukje, por më kanë ngatërruar me Norën disa herë. Nora është këngëtare e suksesshme, nuk e kam problem dhe nuk më bezdis fakti që më krahasojnë me të. Edhe pse dua më shumë të më njohin për arritjet e mia”, është shprehur Nikol Spaho.

E pyetur nëse do të pranonte një ofertë për të pozuar e zhveshur, modelja është shprehur se do ta bënte jo plotësisht nudo.

“Ndoshta gjysmë”, u shpreh Nikol dhe theksoi se oferta duhet të ishte nga një kompani e rëndësishme dhe do të pranonte vetëm për një pagesë të mirë.