Aktuale

Njihuni me Hillarin e Kosovës (Video)

Në vitin 1995, vetëm pak vite para se të filloj lufta në Kosovë, në një fshat të Vitisë, gjyshi vendosi ta pagëzoj mbesën e sapolindur me emrin Hillari.

“Vetëm Amerika mundet me na shpëtu,” kishte thënë gjyshi Sami Alidema, duke arsyetuar vendimin e tij për t’i vënë emrin mbesës me emrin e bashkëshortes së Presidentit, Bill Clinton.

Pas më shumë se dy dekadash Hillari Alidema tregon historinë e emrit të saj- por ka edhe një porosi për kandidaten demkorate Hillary Clinton, e cila brenda pak ditë pritet të mësoj nëse do ta drejtojë shtetin më të fuqishëm të botës./GazetaExpress/