Aktuale

Njihuni me familjen e Bekim Jasharit, kandidatit për kryetar të Skenderajt (Foto)

Bekim Jashari, djali i heroit Hamëz Jashari, ka vendosur që t’i hyjë garës për kryetar të Skenderajt.

Por Jashari për tu zgjedhur në këtë post, ka marrë vendim të mos i bashkohet asnjë partie politike, por të garojë si i pavarur.

Duke ardhur nga një familje mjaft e respektuar nga të gjithë shqiptarët, Bekimi i kushton mjaft rëndësi të madhe edhe familjës, që tashmë është bërë mjaft e madhe, shkruan Magazina.al

Ai dhe bashkëshortja e tij janë prindër të katër fëmijëve, ku djali i madh tash me krenari e mbanë emrin e gjyshit Hamëz, ndërsa vajza e tyre e vetme mbanë emrin e gjyshes Feride.

Magazina.al, ju sjell disa fotografi të familijës të kandidatit të pavarur për Komunën e Skenderajt, Bekim Jasharit./Magazina.al/