Në Bosnje dhe Hercegovinë shënohet sot 23-vjetori i Masakrës së Srebrenicës. Në këtë qytet, më 1995, forcat serbe vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë. Masakra u cilësua si akti më i keq i gjenocidit në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Srebrenica ishte shpallur zonë e sigurt nga Kombet e Bashkuara, por ruhej vetëm nga një numër i vogël i paqeruajtësve holandezë, që nuk qenë në gjendje t’i mbrojnë civilët e strehuar atje.
1. Një kamion bart mbetjet e 35 viktimave të Masakrës së Srebrenicës, që do të rivarrosen më 11 korrik, në 23-vjetorin e gjenocidit, në qendrën memoriale në Potoçari.
2. Qytetarët nderojnë viktimat e Srebrenicës.
3. Një grua vë lule në kamionin që bart mbetjet e viktimave.
4. Edhe një burrë vë lule në kamion…
5. Disa qytetarë të tjerë luten për viktimat.
6. Nura Mustafiq mori pjesë në Marshimin e Paqes në nderim të viktimave të Srebrenicës.
7. Edhe fëmijët i nderojnë viktimat.
8. Të afërm të viktimave të masakrës…
9. Arkivolet me mbetjet e 35 viktimave të gjenocidit.
10. Arkivolet me mbetjet e 35 viktimave të gjenocidit.
11. Arkivolet me mbetjet e 35 viktimave të gjenocidit.
12. Të afërm dhe qytetarë bartin arkivolet e viktimave…