Aktuale

Njësitë speciale serbe ushtrojnë bashkë me italianët

Shefi i ushtrisë serbe, gjeneral Ljubisha Dikoviq sot ka qëndruar në Itali ku është folur për ushtrimin e njësive speciale së bashku nga të dy vendet.

Ndër të tjera, sipas medieve serbe, është diskutuar edhe për pjesëmarrjen e përbashkët të dy ushtrive në misione paqeruajtëse, transmeton Koha.net.

Ai ka vizituar edhe një bazë detare dhe një kompani të industrisë ushtarake.