Një zotëri i paidentifikuar nga San Bernabe, Meksiko ka ndaluar të hënën një vjedhje në një lokal, pavarësisht zhurmës së një të riu që mbante një armë para hundës së tij.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, megjithëse u përball me kërcënimin e vrasjes, pasi hajni u fut brenda shitores, zotëria u largua prej tij duke pretenduar se ishte dorëzuar.
Mirëpo, në momentin që hajni kthehet duke kërcënuar një nga punëtorët tjerë të shitores, zotëria shfrytëzon rastin për ta goditur dhe për t’ia hedhur armën për tokë.
Dhe kur ia hedh armën për tokë, zotëria nuk dukej të kishte më probleme për ta neutralizuar atë. /Telegrafi/