Rajon & Botë

Njeriu që po i udhëheq kërkimet për Emiliano Salan zbulon një detaj shokues

Janë duke vazhduar kërkimet për Emiliano Salan.
Emiliano Sala dyshohet se ka vdekur në rrëzimin e aeroplanit të tij që po fluturonte nga Franca për në Cardiff.

David Merans, drejtori i Blueëater Revocerios është udhëheqësi i kërkimeve për gjetjen e futbollistit argjentinas dhe pilotit të tij.

Ai ka thënë se familjarët e dinë se Sala dhe piloti i aeroplanit janë të vdekur, por që duan t’i gjejnë sa më shpejtë trupat e tyre edhe pse tashmë njëri prej tyre është gjetur, por që nuk dihet se cili është.

“Ajo që familjet e dinë në këtë moment është se të dy [Sala dhe Ibbotson] janë të vdekur dhe krejt çfarë duan është që t’i gjejnë trupat”, ka thënë Mearns, përcjell lajmi.net.

“Më e rëndësishmja janë trupat. Gjetja e tyre është gjëja më e rëndësishme për të dy familjet. Puna e aeroplanit është tjetër, ajo lidhet vetëm me përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, ka shtuar më tej ai. /Lajmi.net/