Belgjika ka dorëzuar Muhamed Abrinin tek autoritetet franceze, i cili është përgjegjës për sulmet terroriste në aeroportin e Brukselit.
I njohur edhe si “njeriu me kapelë” autoritetet franceze do ta marrin në pyetje atë në lidhje me sulmet terroriste në Paris, njofton AFP.
“Në lidhje me hetimet që kanë lidhje me sulmin në Paris më 13 nëntori të vitit 2015 Muhamed Abrin është ekstraduar tek autoritetet franceze në periudhë një ditore”, thuhet nga Prokuroria belge.