Aktuale

Njeriu i Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi vjen në Kosovë

I deleguar i presidentit amerikan, Donald Trump, për ndërmjetësim në dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, do ta vizitojë Kosovën kësaj të enjte, me 10 tetor.

Grenell, që është ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani, ka marrë detyrën e re vetëm para dy jave.

Trump e ka angazhuar atë në negociatat mes Kosovës e Serbisë. Grenell të enjten do të vijë në Kosovë me avion ushtarak.