Aktuale

Njeriu i Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi sot vjen në Kosovë

I deleguari i presidentit amerikan, Donald Trump, për ndërmjetësim në dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell vjen sot në Kosovë.

Siç njofton Presidenca e Kosovës, ambasadori Richard Grenell do të takohet me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Takimi do të zhvillohet në kabinetin e presidentit Thaçi në ora 13:00.

Grenell, që është ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani, ka marrë detyrën e re nga presidenti Donald Trump, vetëm para dy jave.

Presidenti Trump e zgjodhi Grenellin të dërguar të administratës së tij në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.