Kuriozitete

Njerëzit që preferojnë të rrinë zgjuar natën rrezikojnë të vdesin më herët, ja arsyeja

Njerëzit “e natës”, që preferojnë të shkojnë vonë në shtratin dhe të ngrihen vonë- janë të rrezikuar nga vdekja 10 për qind më shumë se ata që shkojnë herët në gjumë, ka gjetur një studim i ri.

Hulumtimi i bazuar në 50 mijë njerëz në Britaninë e Madhe, gjeti se ata kishin shansin më të lartë të vdekjes gjashtë vjeçare dhe gjysmë që ata ishin në studime.

Duket se jetesa në një botë me ata që ngritën herët dëmton shëndetin e atyre që preferojnë të rrini më shumë zgjuar, transmeton Indeksonline.

Dhe kalimi në ndërrimin e orës, në pranverë, sipas studiuesve i bën gjërat edhe më të vështira për ata që preferojnë të flenë në mëngjes më shumë, thanë shkencëtarët.

Kristen Knutson, profesoreshë e neurologjisë në Universitetin Northëestern tha: “Ata që qëndrojnë natën zgjuar dhe përpiqen të flenë më gjatë në mëngjes mund të kenë pasoja shëndetësore për trupat e tyre”.

Studimet e më parshme kanë gjetur se qëndrimi natën vonë ka efekte të këqija në zemër dhe metabolizëm.

Sipas tyre, ata që rrinë natën rrezikojnë 10 për qind më shumë vdekshmërinë./Indeksonline/