S’kalon asnjë javë pa u raportuar ndonjë storje rreth apokalipsit. Për fat të mirë këtë herë nuk ka të bëjë asgjë me planetin misterioz Nibiru ose ndonjë asteroid gjigant.
Këtë herë, e gjitha ka të bëjë me Hënën dhe disa pasazhe në Bibël. Të mërkurën njerëzit nga e gjithë bota do të jenë dëshmitarë të një hëne të rrallë “super të kuqe”.
Hënat e kuqe nuk janë aq të pazakonshme (fenomeni shkaktohet kur Toka bllokon Diellin nga Hëna, duke krijuar kështu një eklips unik dhe një hije të kuqe) por një “super hënë e kuqe” nuk ka ndodhur që 152 vjet, transmeton Gazeta Express.
Në thelb, një “super hënë e kuqe” është rezultat i një hëne të kaltër (hëna e dytë e plotë në kalendarin mujor) që ndodh në të njëjtën kohë si një super hënë (kur hëna është më së afërmi me Tokën dhe paraqitet rreth 14 herë më e ndritshme se zakonisht) dhe një hënë e kuqe. Phii.
Sidoqoftë, ju sigurisht jeni duke menduar se çfarë ka të bëjë kjo me ndonjë apokalips potencial. The Daily Star raporton se disa vargje në Bibël thonë se hëna e kuqe sjell fundin e botës.
Ata citojnë vargun 6:12-14 në Librin e Zbulesës, që thotë:
“Kur ai e hapi vulën e gjashtë, shikova, dhe ja, këtu ishte një termet i madh dhe dielli u bë i zi si një thes, hëna e plotë u bë si gjaku dhe yjet e qiellit ranë në Tokë, ashtu si fiku që hedh frytin e dimrit kur tronditet nga ndonjë vërshim. Qielli u zhduk si një rrotull që mbështillej dhe çdo mal dhe ishull u hoq nga vendi i tij”.
Dhe një tjetër referencë për hënën e kuqe është bërë edhe në Librin e Veprave, 2:20, që thotë:
“Dielli do të kthehet në errësirë dhe hëna në gjak para ardhjes së ditës së madhe dhe të lavdishme të Zotit”.