Aktuale

Njerëzit e Trump në Prishtinë, e nisin takimin me Thaçin e Haradinajn

Ka filluar takimi mes krerëve shtetërorë me delegacionin e Këshillit Kombëtarë të Sigurisë në SHBA.

Delegacioni që udhëheq John Erath, kryeshef për çështjet evropiane në Këshillin Kombëtar të Sigurisë Amerikane, ka shkuar në zyrën e Presidentit Hashim Thaçi.

Në takim është edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe këshilltarët e tij.

Aty i pranishëm nuk ka qenë i pranishëm kryeparlamentari Kadri Veseli, edhe pse mendohej se do të jetë me kryeministrin e presidentin.

Delegacioni amerikan ka qëndruar në një vizitë dyditore në Beograd. /Express/

the authorBurbuqe Metolli