Pasi me muaj tentuan të fshehin lidhjen e tyre, aktorët Scarlet Johanson dhe Colin Jost për herë të parë u panë së bashku në publik, transmeton KosovaPress.
Ata të dy ishin në një ngjarje të organizuar në muzeun e historisë natyrore amerikane në Nju Jork.
Edhe pse nuk ishin dorë për dore derisa parakaluan në tepihun e kuq, ata megjithatë janë fotografuar së bashku, duke iu konfirmuar mediave se në këtë mënyrë mes tyre ka më tepër se një miqësi e zakonshme.
Mediat kishin raportuar për lidhjen e tyre në maj, kur ishin parë duke u puthur gjatë një ahengu.
Derisa aktori nuk ka qenë asnjëherë i martuar, Scarlet pas vetes ka dy martesa. Ajo në vitin 2010 është ndarë nga Rayan Renolds, në mënyrë që tri vjet më vonë të martohej me gazetarin francez Romen Doriak. Lidhja e tyre zgjati deri në pranverë të këtij viti.