Sekretarja e Përgjithshme e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm Helga Schmid do ta vizitojë Kosovën nesër.
Gjatë vizitës së saj, Sekretarja e Përgjithshme Schmid do të takohet me krerët politikë duke përfshirë Presidentin Hashim Thaçi, Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, Kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe përfaqësuesit e partive politike të Vetëvendosjes dhe LDK-së.
Takimi me Presidentin Thaçi do të fillojë nga ora 09.15-09.45, pastaj takimi me kryeministri Ramush Haradinaj nga ora 10.00-10.45.
Pas Haradianjt, Schmid, do ta takojë edhe Kryeparlametari Veseli nga ora 11.00-11.30.
Shmicd nga ora 15.00-15.30 do të takohet me përfaqësues të Vetëvendosjes kurse nga ora 15.45-16.15 takimi do të zhvillohet me përfaqësues të LDK-së.