Rajon & Botë

Një i vrarë në Florida

Në një qendër tregtare në Coral Springs të Floridas së SHBA-ve, sot ka pasur të shtëna armesh, nga të cilat një person ka mbetur i vrarë.

Siç njoftojnë mediat lokale, veç një personi të vdekur edhe një person tjetër është plagosur në incident.

Të shtënat kanë ndodhur në një qendër tregtare, që u mbyll pas incidentit. Detaje tjera për të shtënat nuk janë bërë të njohura, transmeton KosovaPress.