Rajon & Botë

Një i vrarë gjatë një proteste në një burg në Kanada

Së paku një i burgosur është vrarë sot dhe disa të tjerë janë plagosur, pas një proteste në një burg në provincën perëndimore të Kanadasë, Saskeçuan, njoftojnë mediat kanadeze.

Zona për rreth burgut është bllokuar, ndërsa nuk bëhen të njohura më shumë detaje rreth kësaj ngjarje, njoftoi rrjeti televiziv CBC, transmeton KosovaPress.