Sot në familjen e këngëtarit të njohur Ermal Fejzullahu ka ditë festë.
Kjo për faktin se bashkëshortja e tij Ariana feston ditëlindjen , transmeton Gazeta Express.
E për të bërë këtë ditë sa më të bukur e speciale, si duket e para është kujdesur vjehrra e saj, Nera.
Ajo pak orë më parë ka postuar një fotografi në profilin e saj në Instagram ku shihet së bashku me Arianën.
Por përveç kësaj ajo ka bërë një urim tejet special, ku thotë fjalët më të bukura për rejën e saj.
Nera kishte thënë se Ariana që kur është bërë nusja e Ermali ka zbukuruar shtëpinë.
Ajo madje e ka krahasuar rejën e saj me lulen e bukur mimoze ku ka mbushur jetën e tyre me tri lule të tjera.
“Ariana , Ti dashuri e jona. Ti qe per 10 vite qe u bane nuse e Ermalit na e zbukurove shtepin .Ti je si mimoza qe qel ne pranvere, Ti je behare bukurie .Ti na e mbushe jeten me Tri lule , qe nuk vushken kurr se neve na mbajn ne jete , na pertrijne na zbukurojn e ndriqojne jeten ton , qdo dite e me shume .Arti Buna Era jan lule dashurie qe ti i solle ne jete.Ti Shpirti i mamit me Ermalin e Tri lulet tona i gezofshe edhe 100 Pranvera”, ishte ky urimi që kishte bërë Nera për rejën e saj Arianën.
Por jo vetëm Nera, edhe Ariana kishte bërë një urim tejet të bukur për ditëlindjen e Nerës.
Kujtojmë se Nera dhe Ariana kanë shumë raporte të mira me njëra-tjetrën.
Ato janë shembulli më i mirë se si kalojnë mes vete vjehërr e nuse./Gazeta Express