Aktuale

Një veturë me targa gjermane digjet në Korroticë të Gllogovcit

Një femër nga Korrotica e Gllogovcit ka raportuar në Polici se në rrethana të panjohura vetura e saj me targa gjermane është përfshirë në zjarr.

Njësitë relevante kanë dalë në vend të ngjarjes dhe zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale nuk ka të lënduar./KosovaPress/