Rajon & Botë

Një i vdekur nga shpërthimi në Ukrainë, në mesin e të lënduarve dhe një deputet

Një shpërthim në kryeqytetin e Ukrainës në Kiev ka vrarë një burrë dhe ka lënë të lënduar tre të tjerë, duke përfshirë një deputet, për të cilin mendohet të ketë qenë sulmi.

Viktima, identiteti i së cilit nuk u bë i njohur, është rreth të 30-ave, ka thënë këshilltari i Ministrisë së Brendshme, Zoryan Shkiryak, transmeton Indeksonline.

Ndër të lënduarit është Ihor Mosiychuk, një ligjvënës nga Partia Radikale.
Shpërthimi ndodhi kur ai dhe disa njerëz të tjerë po largoheshin nga selia e një kanali televiziv.

Shkiryak tha se rezultatet fillestare të një hetimi sugjerojnë se një pajisje shpërthyese ishte vendosur në një motor të parkuar aty pranë.