Aktuale

Një i vdekur e gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Pestovë

Ashtu siç ka raportuar mbrëmë KosovaPress-i një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Pestovë, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Policia e Kosovës njofton se viktima është E. Z. 50 vjeçare, ndërsa me lëndime kanë mbetur edhe gjashtë persona tjerë të cilët pas ndihmës së parë të marrë në QKMF Vushtrri, janë dërguar për në QKU.

Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje, nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se si shkaktar dyshohet të ketë qenë pakujdesia e ngasësit të automjetit të llojit Citroen i cili ka kaluar në shiritin e majtë në drejtim të kundërt, me ç’rast është ndeshur me automjetin e llojit Passat./KosovaPress/