Rajon & Botë

Një i vdekur dhe dy të plagosur pas shpërthimeve me bombë në Japoni

Një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën sot në një park publik në Japoni gjatë dy shpërthimeve thuajse të shënuara në të njëjtën kohë, bënë të ditur forcat zjarrfikëse, ndërsa mediat i referohen aktit të një vetëvrasjeje.

“Shpërthimet u regjistruan në një park në Utsunomiya rreth 100 kilometra në veri të Tokios, rreth orës 11:30 (02:30 GMT)”, deklaroi një zëdhënës i shërbimit lokal të zjarrfikëseve dhe të forcave të shpëtimit.

“Një person është gjetur e vdekur”, pohoi zëdhënësi për median pa dhënë detaje të mëtejshme. Gjinia dhe mosha e tre viktimave nuk bëhet e ditur për momentin”, shtoi ai.

Një prej shpërthimeve u shënua në një parking të rezervuar për parkun.

Stacioni televiziv publik NHK transmetoi pamje të një makine plotësisht në flakë ndërsa forcat zjarrfikëse po punonin për t’a fikuar dhe raportoi se një trup në gjendje mjaft të rëndë u gjet në një zonë të dedikuar për biçikletat në pjesën e brendshme të parkut.