Rajon & Botë

Një i vdekur dhe dy të plagosur pas një sulmi vetëvrasës në Kashmir

Sulmues vetëvrasës kanë goditur një kamp ushtarak në Srinagar në Kashmit të administruar nga indianët, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Një ushtar i Forcës së Sigurisë Kufitare u vra dhe dy të tjerë u plagosën, sipas policisë. Dy sulmues gjithashtu vdiqën.Kampi ndodhet pikërisht jashtë aeroportit ndërkombëtar në Srinagar.

Operacionet e fluturimit, të cilat u pezulluan të martën në mëngjes, kanë rifilluar. Rrugët që çuan në aeroport, të cilat u mbyllën më herët, gjithashtu janë rihapur.