Aktuale

Një vajzë 14 vjeçare keqtrajtohet seksualisht

Gjatë ditës së djeshme një vajzë e mitur dyshohet se është keqtrajtuar sekusalisht në Prishtinë. Policia e Kosovës bëri me dije se bëhet fjalë për një 14 vjeçare, e cila është gjetur e shtrirë në rrugë me disa lëndime.

“Dje një femër shqiptare 14 vjeçare është gjetur e shtrirë në rrugë me disa lëndime. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit viktimës i është bërë ekzaminimi mjekësor në qendrën e mjekësisë ligjore”, thuhet në raportin ditor të policisë.

Policia e Kosovës ka treguar se për shkak të gjendjes së rëndë emocionale dhe fizike viktima nuk ka mundur të japë deklaratë./FaktePlus