Aktuale

Një trup i pajetë gjendet në Liqenin e Ohrit

epa01848752 Special police divers search the area where a boat 'Ilinden' sank in Ohrid Lake in Macedonia, 05 September 2009. At least 15 people are reported dead when the tour boat 'Ilinden' capsized in Ohrid Lake, whereas it is feared that number of victims could rise. Big part of tourists on the boat were from Bulgaria. EPA/GEORGI LICOVSKI

Një trup i pajetë është vërejtur dje në ujërat e Liqenit të Ohrit në afërsi të plazhit “Bafallo biç” tek ura në kanalin “Studençisht”.

Trupin, siç informojnë nga policia e Ohrit, në orën 11 e 55 minuta e ka vërejtur një kalimtar rasti i cili ka lëvizur nëpër shtegun për këmbësorë nga ura tek kanali “Studençisht” drejt “Parkut” rreth dy metra largësi nga bregu.

Ngjarjen menjëherë e ka denoncuar tek policia e liqenit.Në vendin ku është gjetur trupi i pajetë po bëhet ekspertizë e udhëhequr nga Prokurori publik dhe ekipet policore të SPB Ohër.