Rajon & Botë

Një tjetër ditë tragjike në Nju Jork, 671 viktima në 24 orë, mbi 10 mijë në total

Nju Jorku shënon një tjetër ditë tragjike këtë të hënë si pasojë e koronavirusit.

Guvernatori Andrew Cuomo në një konferencë raportoi për 671 viktima të reja në 24 orë duke e çuar numrin total në 10,056.

Ai shprehet se statistikat në 24 orë janë në trend rënie por në përgjithësi numri i tyre është sërish i lartë.

Nju Jorku është shteti më i prekur nga COVID-19 në të gjithë ShBA’në.

Numri i viktimave është 22,151 ku më shumë se gjysma janë të regjistruar në Nju Jork.

Ndërkohë numri i të infektuarve është 562,506.