Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen “Pejë- Prishtinë”, konkretisht në fshatin Gllaviqicë, ku si shkak i motit të ligë është rrokullisur një veturë, raporton Gazeta Blic.
Për fat të mirë, shoferi nuk është lënduar, lexues të gaztës bëjnë të ditur se i lënduar është nxjerrur nga vetura me ndihmën e këmbësorëve.
Në vendin e ngjarjes të pranishëm kanë qenë edhe Policia e Kosovës.
Lexues të “Gazeta Blic”, kanë bërë të ditur se shkak i rrokullisjes së veturës ka qenë, mirëmbajtja jo e duhur e kësaj pjese të rrugës.
Ndryshe, duhet theksuar se si shkak i motit të ligë në Kosovë janë shënuar disa aksidente.
Më poshtë e gjeni foton nga aksidenti: