Aktuale

Një tërmet sot në mëngjes e goditi Maqedoninë

Sot në orën 8 e 11 minuta është regjistruar një tërmet me epiqendër në 59 kilometra në veri prej Shkupit, perëndim prej Karbincit, bëjnë të ditur mediat në Maqedoni.

Sipas Shkallës së Rihterit, tërmeti është me magnitudë prej 2.7 shkallësh.

Gjatë dy ditëve të fundit tërmete janë regjistruar në Turqi, Greqi dhe në Shqipëri.