Rajon & Botë

Një tërmet godet ishullin grek të Kretës

Autoritetet greke thonë që një tërmet me magnitudë prej 5.2 shkallësh ka goditur ishullin jugor të Kretës por asnjë person nuk është lënduar.

Instituti Gjeodinamik i Athinës ka thënë se tërmeti ka ndodhur rreth orës 07:40 të mërkurën rreth 23 kilometra në perëndim të kryeqytetit të ishullit, Iraklon.

Zyrtarët në Kretë raportojnë se nuk ka pasur lëndime.

Tërmetet janë një gjë e zakonshme në Greqi pasi që ajo qëndron në një prej pjesëve më aktive sizmikisht në botë. Por lëndimet apo dëmet janë të rralla. /Gazeta Express/

the authorBurbuqe Metolli