Rajon & Botë

Një tërmet 5,2 ballë Rihter godet pjesën qendore të vendit

Një tërmet me magnitudë 5,2 ballë të shkallës Rihter goditi sot pjesë qendore të Japonisë, por asnjë alarm për cunami nuk u njoftua, theksuan autoritetet japoneze dhe amerikane.

Tërmeti u lokalizua rreth 30 kilometra në perëndim të qytetit Ina, në prefekturën e Nagano, në orën lokale 07:02″, sipas Institutit amerikan të Studimeve Gjeologjike (USGS).

Agjencia japoneze e meteorologjisë nuk lëshoi alarm për cunami.