Aktuale

Një shtetas i Shqipërisë arrestohet në Vërmicë

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, pasi që i njëjti nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarëve doganorë për t’u kthyer mbrapa me veturën e tij, për shkak të mallit të cilin e posedonte pa dokumentacionin e nevojshëm.

I dyshuari me procedurë të përshpejtuar është dërguar në Gjykatën Themelore në Prizren./KosovaPress/