Aktuale

Një shtetas armen arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

Një shtetas armen është arrestuar në Aeroportin e Prishtinës, pasi që i njëjti në shkuarje në kontroll të dokumenteve ka prezantuar pasaportën sllovene që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Dokumenti i dyshuar është konfiskuar, ndërsa, me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./KosovaPress/