Aktuale

Një shtëpi kaplohet nga flaka në Prishtinë (Video)

Një shtëpi në Kodrën e Trimave në Prishtinë saktësishtë në rrugën ‘ÇETA E LLAPIT’ është kapluar nga flaka, raporton “Arbresh.info”.

Në vendin e ngjarjes kanë dal policia e Kosovës për ta hetuar rastin, ndërsa zjarrëfikësit po bëjnë përpjekje për shuarjen e zjarrit.

Nuk dihen ende shkaqet se si ka ndodhur zjarri.

Nuk raportohet për të lënduar.

Arbresh.info është në vendin e ngjarjes dhe ju sjell pamjet./arbresh.info