Aktuale

Një i ri humb jetën në Gllamnik të Podujevës

Foto iliustrim

Një person ka humbur jetën si pasojë e goditjes që kishte marrë nga një veturë, në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Aksidenti me fatalitet ka ndodhur para dy orësh, ndërsa mësohet se viktima është nga fshati Llapashticë e Epërme e Podujevës.

Viktima është Arianit Muqiqi, 30 vjeçar./KosovaPress/