Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se dy rastet e fundit pozitive me koronavirus nga kjo komunë, janë shënuar si përsëritje e testeve që kanë dalë pozitive. Pra ka bërë të ditur se nuk ka raste të reja.
Ai përmes ‘Facebook’ ka bërë të ditur se të gjithë pacientët e Repartit të Dializës në Spitalin e Prizrenit, kanë rezultuar negativ.
“Është e rëndësishme të theksohet se në Repartin e Dializës në Spitalin e Prizrenit, të gjithë pacientët e testuar sot nga Suhareka janë me rezultat negativ”.
“Nuk ka nevojë për panikë dhe natyrisht duhet ti respektoni rregullat e institucioneve shëndetësore”, ka shkruar tutje ai, përcjell FaktePlus.
Postimi i plotë:
Janë bërë 27 mostra dhe 2 raste që janë me Covid-19 janë teste të përsëritura, që i bie se nuk rritje të numrit të të infektuarve. Të tjerët janë me rezultat negativ.
Është e rëndësishme të theksohet se në Repartin e Dializës në Spitalin e Prizrenit, të gjithë pacientët e testuar sot nga Suhareka janë me rezultat negativ.
Nuk ka nevojë për panikë dhe natyrisht duhet ti respektoni rregullat e institucioneve shëndetësore.
Bali Muharremaj